Aktualitet

Kërkuan zëvendësimin e masës, Gjykata e Posaçme lë në shtëpi Berishën dhe dhëndrin

Mbetet e pandryshuar masa e sigurisë për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.

Dy ditë pasi u mor i pandehur për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi është rikthyer në Gjykatën e Posaçme. Apeli i kësaj gjykate shqyrton sot kërkesën e tij dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Dy ditë më parë, më 11 shtator, ish-kryeministri Sali Berisha u mor i pandehur nga SPAK për dosjen “Partizani”, ku prokurorët i komunikuan akuzën për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.

Për këtë aferë, akuzat për korrupsion dhe pastrim parash iu komunikuan edhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Ndërsa dje u morën të pandehur edhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja. SPAK vlerësoi t’i komunikojë Bektashit akuzën e “korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë shtetërore” dhe “pastrim të parave”, ndërsa Begesë akuzën e “pastrimit të parave”.

/a.r

#Kërkuan #zëvendësimin #masës #Gjykata #Posaçme #lë #në #shtëpi #Berishën #dhe #dhëndrin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button