Aktualitet

Pesë deputetë të PD krijojnë grupimin e ri, Shehi: Cilat janë 3 pikat që na ndajnë me të tjerët

Deputetët Flutura Açka, Dashamir Shehi, Arbi Agalliu dhe Seladin Jakupllari kanë krijuar një grupim të ri opozitar dhe nga ambientet e Kuvendit bënë prezantimin e tij.

Açka sqaroi: “Nuk është grupim politik. Është një grupim deputetësh opozitarë që duan të rrisin sensibilizimin me atë që po ndodh në Parlamentin e Shqipërisë”.

Dashamir Shehi theksoi më tej: “Ne jemi 5 veta, por si ne mendojnë edhe 15 të tjerë aty. Ne mendojmë ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës për shumë gjëra. Si do të hyjmë në zgjedhje do ta shikojmë rrugës. Do tentojmë të hyjmë me listë të hapur, ky është principi bazë që na bashkon. A do jenë 2, 3 apo 5 parti, do ta shohim. Sot po deklarojmë publikisht se mendojmë ndryshe nga zotërinjtë e tjerë. Me kolegët e tjerë opozitarë na bashkojnë dy gjëra: lufta kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe lufta kundër autokracisë së Edi Ramës. Na ndajnë 3 gjëra të rëndësishme. Na ndan përqasja që kemi për demokracinë, dhe kjo u tregua me marrëveshjen për mbylljen e listave; na ndan raporti që kemi ndaj sistemit të ri të drejtësisë, që edhe ne nuk e quajmë perfekt, por gjithsesi sot për sot është një lloj shprese, për të pastruar një pjesë të ambientit publik; na ndan dhe raporti që kemi me ndërkombëtarët. Na bashkojnë vetëm dy gjëra, që nëse i interpretojmë seriozisht mund të bashkohemi prapë”.

“Sot po nisim rrugën tonë, që është malore, por besojmë që kjo është rruga e drejtë. Duhet të hapim një shteg të ri politik. E kemi nisur këtë punë duke qenë koshientë për vështirësitë që ka”, shtoi Shehi.

Kemi dy opozita, Rithemelimi dhe të tjerët që nuk e mendojmë si ata, pasi na ndajnë këto gjëra që thashë. Ne nuk kemi ftuar askënd. Për momentin jemi këto të pestë, pastaj për ta menduar, gjysma e Parlamentit e mendon si ne.

Ndërsa Alibeaj u shpreh: “Ne që jemi këtu, na ka bashkuar diçka. Një qëndrim i qartë në mbështetje të demokracisë. Së dyti, ne që jemi këtu mendojmë se opozita është distancuar vite dritë larg nga nevojat e publikut. Politika ka dështuar, ndaj është e udhës që sot t’i dorëzohet publikut e drejta për të vendosur. Si do të prezantohemi? Mund të prezantohemi si bashkim partish, duke i bërë thirrje edhe partive të tjera joparlamentare. Ata që na bashkohen duhet ta dinë se jemi për listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme”.

/a.r

#Pesë #deputetë #të #krijojnë #grupimin #Shehi #Cilat #janë #pikat #që #ndajnë #të #tjerët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button