Aktualitet
Parlamenti vijon punimet, Çuçi drejton për herë të parë seancën si nënkryetar Kuvendi

Teksa seanca plenare vijon prej paradites së sotme, Bledi Çuçi është ulur sot për herë të parë në karrigen e kryetarit të Kuvendit për të drejtuar punimet.
Në fund të sesionit të kaluar parlamentar, mazhoranca votoi si kryetare Elisa Spiropalin ndërsa Çuçi mori detyrën e nënkryetarit.
Ndërkohë disa ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste, Çuçit iu besua drejtimi politik i qarkut Vlorë.
Bashkë me Blendi Klosin ai ishte dje në Vlorë e Sarandë për takimin e parë me strukturat lokale të PS.
#Parlamenti #vijon #punimet #Çuçi #drejton #për #herë #të #parë #seancën #nënkryetar #Kuvendi
Java News