Pezullohen pagesat/ Ministria e Financave nis verifikimin e shtesave të fëmijëve për familjet jo rezidente në Kosovë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar të dërgoj email tek disa prindër të fëmijëve që janë përfitues të shtesave, për të verifikuar se a janë rezident të Kosovës.
E këto shtesa Ministria e Financave do t’i pezullojë përkohësisht, deri në verifikimin e tyre.
Për të bërë verifikimin e tyre, prindërve që janë rezidentë në Kosovë ju nevojitet të paraqiten në Qendrën për Punë Sociale në komunën që jetojnë.
Ku për secilin fëmijë që merr shtesa duhet të kenë vërtetimin e shkollës që e dëshmon se fëmiu aktualisht ndjek mësimin në vendin tonë, si dhe kopjen e çërtifikatës së vaksinave, nëse fëmiu nuk është nxënës (0-6 vjeç).
Më poshtë shihni kërkesat e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve:
//
#Pezullohen #pagesat #Ministria #Financave #nis #verifikimin #shtesave #të #fëmijëve #për #familjet #rezidente #në #Kosovë
gazetablic.com