“Mund të bëj një fëmijë me ty”, Musk kapet keq me Taylor Swift pasi doli në përkrahje të Harris

Elon Musk ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë ironike drejtuar Taylor Swift, pas përkrahjes që këngëtarja i dha Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale amerikane. E njohur për reagimet e saj sociale, Swift publikoi një foto ku pozonte me macen e saj, duke e quajtur veten “Zonja me mace, por pa fëmijë.” Ky postim ishte një përgjigje ndaj komenteve të republikani JD Vance, i cili kishte ironizuar gratë që zgjedhin të mos kenë fëmijë, por të mbajnë mace.
Musk, që njihet për simpatinë e tij ndaj politikave të Donald Trump, nuk e la pa reaguar. Duke bërë një postim sarkastik në rrjetin social X, ai shkroi: “Në rregull, Taylor… ke fituar. Do të bëj një fëmijë me ty dhe do t’i ruaj macet e tua me jetën time.”
Komentet e JD Vance kishin ngjallur reagime të shumta në Amerikë, veçanërisht nga gratë që e panë ironinë e tij si një formë paragjykimi. Ndërkohë, Swift vazhdoi të shfaqë mbështetjen e saj për Harris në një deklaratë të bërë pas debatit presidencial.
#Mund #të #bëj #një #fëmijë #Musk #kapet #keq #Taylor #Swift #pasi #doli #në #përkrahje #të #Harris
Java News