Sport

Nga Kombëtarja te Interi, Kristjan Asllani gati për të luajtur titullar ndaj Moncës –

Kristjan Asllani është një titullar i padiskutueshëm i Kombëtares shqiptare, me të cilën zhvilloi 180 minuta të plota në dy sfidat e fundit. Por duket se fanellën e titullarit këtë fundjavë do ta marrë edhe te Interi. Mediat italiane raportojnë se Simone Inzagi po mendon të lërë në stol Hakan Çalhanoglunë përballë Moncës.

Mesfushori turk ka luajtur për 45 minuta me Kombëtaren e tij përballë Islandës dhe Uellsit, pavarësisht faktit se ndjente dhimbje në këmbën e tij. Për këtë arsye Inzagi dëshiron që t’i japë kohë për t’u qetësuar 30-vjeçarit. Kështu vendin e tij në fushën e lojës pritet që ta zërë Kristjan Asllani. Ndeshja përballë Moncës do të luhet më 15 shtator, duke nisur nga ora 20:45./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Nga #Kombëtarja #Interi #Kristjan #Asllani #gati #për #të #luajtur #titullar #ndaj #Moncës
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button