Emigrantët sollën 510 mln euro në Janar-Qershor 2024! BSH: Rritje me 14.4% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar

Të ardhurat nga emigrantët vijojnë të jenë të konsiderueshme në ekonominë e vendit vit pas viti.
Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë në 6 muajt e parë të këtij viti dërgesat nga emigrantët arritën në vlerën e 510 milionë Eurove, rritje me 14.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Sipas shifrave zyrtare rreth 79% e të ardhurave dytësore në ekonomi përfaqësohet nga të ardhurat nga emigrantët, prurjet valutore të të cilëve rezultuan në rreth 268 milionë Euro vetëm gjatë muajve Prill-Maj-Qershor të 2024.
Rritja e dërgesave nga bashkatdhetarët tanë është bërë jo vetëm në kanale formale, pra sistem bankar dhe operatorë të transferimit të parave, por edhe në formën e prurjeve në cash.
Sipas Bankës së Shqipërisë kanalet kryesore të dërgesave të emigrantëve vitet e fundit janë kryesisht nga Italia, Greqia, por pjesë e kësaj liste janë shtuar në mënyrë të konsiderueshme edhe Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
/a.r
#Emigrantët #sollën #mln #euro #në #JanarQershor #BSH #Rritje #krahasuar #6mujorin #parë #të #vitit #të #kaluar
Java News