Aktualitet

Maliqi: Zgjedhjet e 9 shkurtit do të sjellin ndryshime, s’do të kemi më një parti që fiton mbi 50%!

Qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit me datën 9 shkurt.

Jo zyrtarisht tashmë ka nisur edhe fushata elektorale nga subjektet politike.

Për dallim nga herët e tjera, kësaj radhe, dihet shumë herët data e zgjedhjeve, ç’ka i’u jep më shumë kohë subjekteve politike të përgatiten.

Por si pritet të jetë rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit?

Njohësja e zhvillimeve politike, Afërdita Maliqi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se zgjedhjet e 9 shkurtit do të sjellin shumë ndryshime.

Maliqi potencoi se tashmë nuk do të kemi një parti apo koalicion që do të fitojë shumicën, mbi 50%.

“Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të sjellin ndryshime, sepse të paktën nuk do të kemi më një koalicion apo parti, që do të mund të fitojë shumicën 51 per qind, siç ndodhi ne zgjedhjet e kaluara, kur VV dhe Guxo patën arrit me fitu shumicën paralementare” deklaroi Maliqi.

Ajo tha se VV-ja, pavërsisht dështimeve dhe keqeverisjes, ka ende përkrahje por ka rënie të madhe në krahasim me vitin 2021 gjë që nuk i jep mundësi të fitojë shumicën.

“VV, pavaresisht keqqeverisjes, izolimit, dështimit ne diplomaci, e plot çështje të tjera, ka ende një përkrahje, por krahasim me 2021 ka një rënie të madhe dhe që nuk i jep mundesi të fitoje shumicën. Zgjedhjet e 9 shkurtit do të kenë numra të tjerë dhe Qeveri, që do të bëhet në bazë të një koalicioni paszgjedhore”

Maliqi tha se partia në pushtet, LVV-ja, do të përdorë çdo mjet për të dal sa më lart në zgjedhje.

“Tashmë jemi në një faze, kur partia në pushtet do të përdorë çdo mjet për të dalë sa me lartë ne zgjedhje, t’u pas paraqysh se do e fus ne funksion edhe gjithe buxhetin qe e ka bllokuar këto vite, por qytetaret duhet të kujtojne se çfarë kjo parti ka bere keto vite ne qeverisje, kur vendi ka pas regres ne te gjitha fushat, dhe ta ndeshkojne me vote” tha Maliqi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje u rendit në vendin e parë duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës, në vendin e tretë u rendit Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa në të katërtin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

/Gazeta Blic/

 



#Maliqi #Zgjedhjet #shkurtit #të #sjellin #ndryshime #sdo #të #kemi #më #një #parti #që #fiton #mbi
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button