Sport

Nuk ia dalim dot/Kuqezinjtë mposhten 0-1 nga Gjeorgjia në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 0-1 nga Gjeorgjia në “Air Albania”, me sfidën që vlente për raundin e dytë të ndeshjeve në Grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Një supergol nga Kochorashvili në minutën e 71-të vendosi ndeshjen, me kuqezinjtë tanë që nuk goditën asnjëherë portën e mbrojtur nga Mamardashvili.

Pas fitores me Ukrainën tre ditë më parë, Kombëtarja merr një humbje në shtëpi. Kjo është humbja e parë në epokën Sylvinho në “Air Albania”.

Gjerogjia mban vendin e parë me 6 pikë të plotë, në vend të dytë Shqipëria me pikë të barabarta me Çekinë por me golavarzh më të mirë.

#Nuk #dalim #dotKuqezinjtë #mposhten #nga #Gjeorgjia #në #Air #Albania
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button