Aktualitet

“Gati 750 milionë euro në 6 muaj”, rekord investimesh të huaja, kryeson blerja e pronave

Me gjithë krizën për të gjetur punonjës, kostot e shtuara nga rritja e pagave dhe forcimi i lekut, sipërmarrësit e huaj po vijojnë të investojnë në Shqipëri. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e investimeve nga jashtë në gjysmën e parë të vitit kapi shifrën e gati 750 milionë eurove, 56.3 milionë më tepër se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. “Është shifër e madhe për Shqipërinë, marrë parasysh se kjo e fundit është e vogël. Është një trend pozitiv. Kemi ecur mirë, por sërish është i vogël”, thotë për A2 CNN Mark Crawford, investitor amerikan.

Rritja e vlerës së pronave në vend ka tërhequr edhe vëmendjen e të huajve duke renditur në krye të investimeve të huaja pikërisht blerjet e pasurive të patundshme. Lista pasohet nga investimet në sektorin bankar dhe atë financiar, hidrokarburet, energjia dhe tregtia.

Rekord investimesh të huaja, kryeson blerja e pronave

“Ka shumë turistë të huaj që veçanërisht po investojnë te pasuritë e paluajtshme dhe jo vetëm Janë sektor ku përgjithësish nuk kërkohet ndonjë fuqi punëtore e madhe. Gjithçka gjendet gati dhe investimi kryhet pa pengesa”, thotë Crawford.

Megjithatë, rritja e investimeve të huaja tashmë po dominohet dukshëm nga fitimet e rri-investuara të ndërmarrjeve, ndërsa prurjet e reja të kapitalit janë pothuajse në vendnumëro. Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet e riinvestuara arritën në 394 milionë euro, ose sa 53 për qind e fluksit total të investimeve në gjysmën e parë të vitit, shkruan A2 CNN.

Rekord investimesh të huaja, kryeson blerja e pronave

“Ky duhet lexuar si lajm pozitiv pasi tregon se kapitali nuk po shkon jashtë, por po ri-investohet në Shqipëri”, thotë Crawford.

Për të thithur më shumë investime të huaja, kryeministri Rama bashkë me një pjesë të kabinetit qeveritar ka ndërmarrë një tur takimesh që nga Turqi, në Britaninë e Madhe apo Azerbajxhan Paralelisht qeveria pritet të rinisë takimet me diasporën me qëllim thithjen e investimeve nga diaspora.

/a.r

#Gati #milionë #euro #në #muaj #rekord #investimesh #të #huaja #kryeson #blerja #pronave
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button