Shëndeti

Si të dallojmë një vetëvrasje, specialistja e shëndetit mendor në ISHP jep shenjat e alarmit

Vetëvrasjet janë të vështira për tu identifikuara por janë të parandalueshme. Në ditën botërore të ve vrasjeve ekspertët e shëndetit mendor flasin për shenjat alarmuese që rrethojnë një individ që planifikon t’i marrë jetën vetes dhe rekomandojnë familjarët të jenë vigjilentë ndaj tyre.

Flitet për jetë të humbura në aksidente rrugore e ngjarje kriminale por një problem madhor në vendin tonë janë edhe vetëvrasjet. Specialistët e shëndetit mendor thonë se vetëvrasjet janë të vështira për t’u identifikuar për ato janë të parandalueshme. Sipas Andia Meksit një person është i prirur t’i marrë jetën vetes kur

“Ka bërë një përpjekje më të hershme për të bërë vetëvrasje. Ka një gjendje humori të ulët për disa javë në mënyrë të vazhdueshme, ka një vetëvlerësim të ulët, mbyllet dhe izolohet në vetvete madje edhe bisedat ky individ i bën rreth faktit që ekzistenca e tij tashmë është e pavlerë”, tha Andia Meksi, Eksperte e Shëndetit Mendor ISHP

Por edhe sjellja e këtyre individëve ndryshon. Ata fillojnë e flasin për trashëgimi pa pasur shkaqe si p.sh. një sëmundje tumorale që mund ti çojë drejt vdekjes

“N.q.se një person lë trashëgimi , fillon e flet, mendon se si gjërat personale dëshiron t’ia lërë të tjerëve si p.sh. një shtëpi, një tokë etj, pra personi fillon të mendojë për trashëgimi pa asnjë arsye siç mund të jetë një sëmundje tumorale, atëherë kjo është një gjendje që ai po planifikon një vetëvrasje”, u shpreh Andia Meksi.

Kujdes, jo çdo individ që ka këto shenja është i prirur për të tilla akte sepse ka edhe raste kur veprimi vjen si rrufe.

“Ka edhe raste kur kemi faktorë që nxisin sjellje impulsive dhe vetëvrasja vjen në mënyrë impulsive”, tha Meksi.

Ekspertët rekomandojnë qëndrimin pranë këtyre personave në çdo kohë dhe adresimin e shenjave sa më shpejt tek mjeku specialist.

/a.r

#të #dallojmë #një #vetëvrasje #specialistja #shëndetit #mendor #në #ISHP #jep #shenjat #alarmit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button