Aktualitet

Portieri i Gjeorgjisë ‘kërcënon’: S’dua të pësoj gol, futemi për të fituar

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në “Air Albania”, do të startojë në orën 20:45.

Në prag të kësaj sfide ka folur dhe portieri i Gjeorgjisë që shkëlqeu në Euro 2024, Giorgi Mamardashvili. Ky i fundit thotë se nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj Shqipërisë, por shton se ka kujtime të bukura në “Air Albania”, pasi nuk ka pësuar gol në sfidën e parë në këtë stadium.

“Të luash si mysafir nuk është asnjëherë e lehtë dhe presim një ndeshje të vështirë ndaj Shqipërisë. E dimë që të gjitha biletat për ndeshjen janë shitur dhe tribunat do të jenë plot. Megjithatë, ne do të bëjmë maksimumin për të pasur sukses.

Arrita të ruaj portën të paprekur për kombëtaren gjeorgjiane për herë të parë në Shqipëri. Unë sapo kisha filluar karrierën time evropiane atëherë. Pas kësaj, mendoj se kam fituar mjaft përvojë. Shpresoj që të luajmë si kundër Çekisë, të fitojmë dhe të kem kujtime të mira nga ky stadium”, tha portieri gjeorgjian.



#Portieri #Gjeorgjisë #kërcënon #Sdua #të #pësoj #gol #futemi #për #të #fituar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button