Aktualitet

Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Alibeaj: S’pati presion! Basha dënon dhunën, por s’e pranon: S’i kam parë pamjet! S’e drejton Berisha partinë

 Debatet dhe tensionet brenda Partisë Demokratike, sot kanë “zbarkuar” edhe në Kuvendin e Shqipërisë. • Deputetët demokratë u ndalën nga gazetarët për t’iu përgjigjur interesit lidhur me atë çfarë ndodhi në 10 orët e debatit në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku ata që ishin kundër ish-kryedemokratit Lulzim Basha u sulmuan verbalisht nga mbështetësit e tij. • Enkelejd Alibeaj tha se Gazment Bardhi ishte i prekur emocionalisht ndaj edhe u largua nga mbledhja, por kjo u mohua nga vetë demokrati. • Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, i rikthyer në politikën aktive, sot la të hapur mundësinë për të kandiduar sërish për kreun e partisë, ndërsa për dhunën verbale, tha se nuk e kishte parë. • Si kundërpërgjigjie ndaj tij, kryedemokrati Sali Berisha edhe njëherë tha se e gjitha ishte skenar i kryeministrit Edi Rama, por nuk e komentoi më gjatë. • Por paqja u vendos në sallë, pasi Basha takoi si Dashnor Sulën dhe Saimir Korreshin. Dosja.al u interesua për detajet e takimit, por Sula nuk dha të tilla, ndërsa Korreshi tha se i kishte siguruar që nuk kishte lidhje me ngjarjen. • Kryesia e PD vendosi pas një mbledhje gati 10 orëshe mes tensioneve dhe përplasjeve të ashpra hapjen e garës për kryetarin e ri që do të mbahet më 29 korrik, ndërsa deri më 20 qershor ka afat për të dorëzuar kandidaturat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button