Aktualitet

“Je i paqëndrueshëm, nuk i merr dot votat e mia”/Shabani përplaset me Bardhin, kreu i Grupit të PD: Ti i shërben tezës kryesore të Ramës

Në studion e emisionit ‘Open’ në News24, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi është përplasur me kreun e nismës Thurja Endri Shabani.

Shabani tha se ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin nëse duan që jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre t’ua administrojë Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, apo duan një alternativë të re.

“Edi Rama u soll si bajloz i pamposhtur, por nga viti 2017 nuk merr më shumë se 48 % të votave. Këtu nuk është problemi që fiton Edi Rama, por humbet Sali Berisha, i cili me qëndrimin e tij, i jep oksigjen pushtetit të Ramës”, tha Shabani.

Bardhi e replikoi duke thënë: “Shabani bën sikur lufton Edi Ramën, le të na thotë është në opozitë ose jo”.

Më tej Shabani tha se i tha Bardhit se është i paqendrueshëm ndërsa i kujtoi se dikur e akuzonte Berishën duke i thënë ‘i jep oksigjen Ramës’.

“Votat e mia nuk i merr dot kurrë ti, sepse je i paqëndrueshëm. Ti ke lëvizur, dikur thoshe për Berishën që i jep oksigjen Ramës, tani ke ndryshuar”, tha Shabani.

“Ti je sponsorizim i Edi Ramës në politikë, ty të mbështet Edi Rama, i shërben tezës kryesore të Edi Ramës. Ti edhe votat kundra Ramës i mbledh dhe i hedh në det”, iu kthye Bardhi.

“Ti ulesh dhe ngrihesh nga prehri, ke qenë ministër i Edi Ramës, akuzove Sali Berishën për vrasje, ndërsa tani i shërben Berishës”, iu përgjigj Shabani.

#paqëndrueshëm #nuk #merr #dot #votat #miaShabani #përplaset #Bardhin #kreu #Grupit #të #shërben #tezës #kryesore #të #Ramës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button