Sport
Kosova zgjohet pas skandalit dhe shkëlqen në Qipro, dardanët fitojnë me goleadë –

Situata në kampin e Kosovës nuk ka qenë aspak pozitive ditët e fundit. Si për të mos mjaftuar humbja turpëruese në shtëpi kundër Rumanisë, problemet vazhduan edhe jashtë fushe. Zhegrova, Muslija dhe Muriçi u përjashtuan nga grumbullimi për arsye disiplinore.
Por duket se këto probleme kanë bërë që dardanët të zgjohen dhe të reagojnë në fushën e lojës. Kosova ka shkëlqyer sot në Qipro, ku ka fituar me goleadë. Muriqi (9′ p., 21′), Rrahmani (48′) dhe Dellova (55′) vulosën fitoren 4-0 të dardanëve. Një fitore me mjaft peshë, që pritet të jetë pika e kthesës për përfaqësuesen e drejtuar nga Franko Foda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Kosova #zgjohet #pas #skandalit #dhe #shkëlqen #në #Qipro #dardanët #fitojnë #goleadë
SportExpress