Aktualitet

DETAJE / Atentati me dy të plagosur në “Don Bosko”, makina e autorëve hyri nga Kosova!

Detaje të reja zbardhen nga atentati i dështuar në zonën e “Don Boskos” më 3 shtator. Ronaldo Metushi, 22 vjeç dhe Kastriot Elezaj, 45 vjeç mbetën të plagosur me armë zjarri teksa po pinin kafe në një lokal.

Vizion Plus se makina “Golf 5” që u përdor në atentat ka ardhur në Shqipëri nga dogana e Morinës.

Policia shqiptare i është drejtuar policisë të Kosovës me një letërporosi, ku i kërkojnë informacion të përdoruesve të mjetit, për të rënë në gjurmët e atentatorëve.

Homologët nga Kosova ende nuk kanë  kthyer përgjigje. Dyshimet e bluve janë për shitje të saj në vendin tonë te autorët për tu përdorur për atentatin, por mund të jetë kaluar edhe nga vetë atentatorët.

Për këtë po këqyren edhe pamjet e kamerave kufitare për identifikimin e personave që e sollën, ndihmuar nga mungesa e kontrolleve fizike gjatë sezonit veror.

Targat që u përdorën në mjetin e atentatit, që u dogj më pas, i përkasin një makine në Valias, të cilat dyshohet se janë marrë brenda një garazhi.

Blutë po punojnë për të gjetur pronarin e saj, edhe pse ky i fundit nuk i ka denoncuar si të vjedhura.

#DETAJE #Atentati #të #plagosur #në #Don #Bosko #makina #autorëve #hyri #nga #Kosova
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button