Policia sekuestroi 11 armë zjarri e 99 thika brenda një jave në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës brenda javës së kaluar ka sekuestruar 11 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe 99 thika në rajonin e Prishtinës.
Në komunikatën për media ndër të tjera bëhet e ditur se brenda javës së kaluar janë realizuar 161 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjera për kundërvajtje, seanca e verifikime.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 161 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa. Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 11 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe 99 armë të ftohta (thika). Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4723 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftim.
#Policia #sekuestroi #armë #zjarri #thika #brenda #një #jave #në #rajonin #Prishtinës
gazetablic.com