Urimi i Presidentit Begaj: Një brez që përqafon sot diturinë ndërton një të ardhme më të mirë

Këtë të hënë nisi viti i ri shkollor 2024-2025 për rreth 350 mijë fëmijë. Një urim në këtë ditë të shënuar e pati Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në veçanti ai uroi nxënësit e klasave të para, të cilët sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
“Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor! Në veçanti, urime nxënësve të klasave të para që fillojnë maratonën e gjatë, sfiduese, por edhe shpërblyese të dijes. Një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan Begaj.
Kujtojmë se sot nisin klasat e para rreth 28 mijë fëmijë.
/a.r
#Urimi #Presidentit #Begaj #Një #brez #që #përqafon #sot #diturinë #ndërton #një #të #ardhme #më #të #mirë
Java News