Aktualitet

Ish-trajneri i Ukrainës: Më vjen turp nga humbja ndaj Shqipërisë, s’kam fjetur gjithë natën

Shqipëria merr një fitore të artë përballë Ukrainës me rezultatin 1-2 duke e nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Nations League. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje në kufij të perfeksionit duke dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit.

Pas kësaj sfide mjaft i revoltuar ka folur ish-trajneri i Ukrainës, Jozef Sabo. Ky i fundit thotë që i vjen turp nga ky ekip që ka Ukraina momentalisht, duke theksuar se mbrëmë nuk ka fjetur për shkak të tyre.

“Më vjen turp dhe ndihem keq nga Kombëtarja ime, nuk fjeta dje për shkak të tyre, gjysmën e natës e kalova duke ecur në dhomë, para mbrapa, isha i shqetësuar. Nuk e prisja këtë, dua t’i drejtohem gazetarëve, mos i bëni yje lojtarët tanë.

Edhe nëse Shaparenko kalon te Real Madrid, Sudakov te Juventus, ku po shkojnë ata, pse luajnë kështu? Ata ende duhet të pinë qumësht te nëna e tyre, nuk dinë të luajnë futboll, idiotë. Nuk pres asgjë të mirë, Çekia është më e mirë se Shqipëria dhe do të luajmë në shtëpinë e tyre tani.

Kjo është dhimbje e zemrës time, Kombëtarja ime luajti e barabartë ndaj Francës dhe Gjermanisë, tani humbim me Shqipërinë. Nuk kam më nerva, nuk e harroj dot këtë humbje me Shqipërinë, nuk do ta shoh ndeshjen kundër çekëve”, ishin fjalët e Jozef Sabo.



#Ishtrajneri #Ukrainës #Më #vjen #turp #nga #humbja #ndaj #Shqipërisë #skam #fjetur #gjithë #natën
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button