Aktualitet

U zgjodh bashkëdrejtuese e PS Tiranë, Manastirliu: E nderuar që m’u besua detyra. Do sjellim tjetër fitore

Ogerta Manastirliu, e zgjedhur bashkëdrejtuese politike e PS për Tiranën, tha se ndihet e nderuar që i është besuar kjo detyrë.

Manastirliu thekson se do të japin maksimumin, që t’i japin PS-së fitoren. “Urime dhe suksese të gjithë ekipit të Partisë Socialiste, në realizimin e detyrave për Shqipërinë2030”, shkruan Manastirliu.

“E nderuar që m’u besua detyra dhe përgjegjësia e bashkëdrejtimit të fushatës së ekipit të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin. E sigurt, që së bashku, nën drejtimin e Kryetarit dhe Kryeministrit Edi Rama, me punën e secilit prej nesh dhe besimin e çdo socialisti, progresisti, simpatizanti dhe të çdo qytetari, që beson tek forca jonë politike dhe tek vizioni i Shqipërisë2030, do të japim maksimumin, për t’i sjellë një tjetër fitore forcës tonë politike në këtë qark”.

#zgjodh #bashkëdrejtuese #Tiranë #Manastirliu #nderuar #që #besua #detyra #sjellim #tjetër #fitore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button