Aktualitet

“Balla merr drejtimin e Diasporës, Gjiknuri…”, të gjitha ndryshimet në PS, nga sekretarët tek Asambleja

Partia Socialiste ka trashmë 12 drejtuesit e rinj të qarqeve të vendit që do të çojnë partinë drejt zgjedhjeve të 2025. Ashtu siç pritej ka pasur rotacion në disa prej qarqeve me rëndësi elektorale për vendin, ndërsa është shtuar edhe një drejtues të politike që do të jetë i fokusuar pikërisht për diasporën, ku në zgjedhjet e pranverës së ardhshme do të mundësohet për herë të parë edhe vota e emigrantëve

Këtë post kryeministri Rama ia besoi Taulant Ballës, i cili nuk do të jetë më drejtues i qarkut Fier, dhe do ta pasojë në këtë post zv.kryeministren Belinda Balluku.

Pjesë e drejtimit politik të PS në qarqe janë bërë edhe ministrat e rinj në qeveri, ku në Elbasan është vendosur Arbjan Mazniku, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin. Ndërsa në Dibër në vend të Ballukut është emëruar Blendi Gonxhe

Edhe në Tiranë si pasojë e numrit të lartë të deputetëve që nxjerr qarku do të drejtohet nga Elisa Spiropali, Erion veliaj dhe Ogerta Manastirliu.

Të gjitha këto ndryshime për kryesocialistin Rama vijojnë si pjesë e përpjekjeve dhe organizmit të ri për arritjen e fitores së një mandati të 4 qeverisës.

Asambleja Kombëtare e PS

Kryetar i Asamblesë – Blendi Klosi

Nënkryetar të Asamblesë – Ilva Gjuzi dhe Besa Spahon

Sekretar i Asamblesë – Onit Beleri

Sekretariati ekzekutiv i partisë  

Sekretar i Përgjithshëm- Blendi Klosi

Sekretari i organizmit dhe zgjedhjeve- Damian Gjiknuri

Sekretare e gruas –Evis Kushi

Sekretare e Programit – Milva Ekonomi

Sekretare për Diasporën – Zerina Bruçi

Sekretare e Marrëdhënieve ndërkombëtare – Romina Kuko

Sekretari i rinisë – Roi Bashaj

/a.r

#Balla #merr #drejtimin #Diasporës #Gjiknuri.. #të #gjitha #ndryshimet #në #nga #sekretarët #tek #Asambleja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button