Aktualitet

“Rrezikohemi nga vetëkënaqësia”, Rama: Njerëzit na besojnë se kërkojmë ndjesë dhe korrigjohemi

Sipas kryeministrit Edi Rama, një nga sfidat që përballet mazhoranca sot është ajo edhe e rrezikut për të rënë në vetëkënaqësi për shkak të një opozite të dobët.

Rama shtoi se PS ka fituar besimin e shqiptarëve për 9 herë me radhë edhe për faktin se kjo forcë politike pranon fajin dhe e korrigjon atë.

“Ata janë të lumtur dhe kur i venë zjarrin parlamentit. Për të vendosur flamurin tonë në radhën e flamujve të BE dhe të kesh të bësh me kundërshtarë që janë çeta njerëzish të dëshpëruar do të thotë të jetosh me rrezikun e vetëkënaqësisë dhe të humbasësh vigjilencën. Deri më sot e kemi shmangur këtë rrezik në nivelet e larta dhe të kemi një kapacitet vetëkritik nga gabimeve dhe gafave, prandaj kemi fituar 9 herë me radhë. Njerëzit nuk na e kanë hequr besimin për t’i udhëhequr pasi kemi pranuar faje dhe kërkuar ndjesë, duke u korrektuar sa herë ka qenë e mundur”, tha Rama.

/a.r

#Rrezikohemi #nga #vetëkënaqësia #Rama #Njerëzit #besojnë #kërkojmë #ndjesë #dhe #korrigjohemi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button