Aktualitet

Rrahmani mori përgjegjësinë që do të duhej ta merrte Foda, asnjë fjalë nga trajneri

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur pas humbjes që pësuan nga Rumania në mbrëmjen e së premtes.

Rrahmani, mes tjerash tha se humbjet po vijnë pasi sipas tij, disa lojtarë të Kosovës nuk po marrin përgjegjësi më shumë.

“Nuk më ka ndodhur në karrierë kudo që kam luajtur me humb shumë ndeshje se si luajmë na, mungojnë disa konkretizime lojtarë që nuk marrin përgjegjësin më shumë, ndoshta është karakteri i tyre. Aq është kualiteti i tyre”, u shpreh Rrahmani në një intervistë për Klan Kosova.

“Është ëndërr e secilit prej neve me dërgu Kosovën në kompeticion të madh evropian dhe botëror”.

Ndoshta të gjitha këto komente do të duhet të vinin nga trajneri Franco Foda, por ai injoroi një popull të tërë, duke mos u paraqitur fare para mediave.

Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në udhëtim te Qipro, të hënën duke nisur nga ora 18:00.

/ Sport/



#Rrahmani #mori #përgjegjësinë #që #të #duhej #merrte #Foda #asnjë #fjalë #nga #trajneri
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button