Aktualitet

Lucescu: Fitore e rëndësishme, na jep besim dhe shpresë

Kosova pësoi humbje turpëruese në “Fadil Vokrri” me rezultat 0-3 ndaj Rumanisë.

Marin me dy gola dhe Man me një realizuan për fitoren e mysafirëve, shkruan Sport.

Pas ndeshjes për media foli, Mircea Lucescu.

“Është një fitore e rëndësishme, e cila na jep besim dhe na jep shpresë. Ne kontrolluam lojën, dinim të ndërtonim, dinim t’i sfidonim. I përdornim topat e gjatë kur duhej. Sigurisht, kur ke tre lojtarë me shpejtësi në sulm, është më e lehtë të luash me topat e gjatë”, deklaroi Mircea Lucescu.

/ Sport/



#Lucescu #Fitore #rëndësishme #jep #besim #dhe #shpresë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button