Aktualitet

Planifikoi vrasjen e vëllezërve Bami, arrestohet “i forti i Niklës”, Marklen Haka

Është arrestuar sot (6 shtator) në zonën e Niklës, Marklen Haka, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”.

33-vjeçari Marklen Haka është në kërkim nga SPAK dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Rreth dy vite më parë, në shtator të vitit 2019, Marklen Haka i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha, ndërsa ai arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah.

#Planifikoi #vrasjen #vëllezërve #Bami #arrestohet #forti #Niklës #Marklen #Haka
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button