Hamza përgëzon “vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit” për zhvillimin e Policisë

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka përgëzuar vajzat dhe djemtë e saj.
Siç shkruan ai, me ta u rrit dhe u zhvillua Policia.
“Më 6 shtator 1999, 25 vjet më parë, 176 kadetë e filluan trajnimin në kushtet e një shoqërie të lirë e demokratike si gjenerata e parë e Policisë së Kosovës. Kjo ditë vendosi themelet e një prej institucioneve më të mira dhe profesionale të zbatimit të ligjit në rajon. Gjeneratë pas gjenerate, Policia e Kosovës u rrit dhe u zhvillua nga vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit, të cilët nuk hezituan në asnjë moment që ta rrezikojnë edhe jetën e tyre për rend, ligj e mbrojtje të pronës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallime. Ky jubilar shënon të arritura të vazhdueshme, por zgjon edhe momente të dhimbjes e krenarisë për policët e rënë në krye të detyrës. Me respekt të thellë, i përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe familjet e tyre, veçanërisht familjet e të rënëve në krye të detyrës që shërbejnë si model i përkushtimit për atdheun. Kosova është krenare me ju”, ka shkruar Hamza.
Me rastin e përvjetorit të Policisë, në Prishtinë po mbahen disa aktivitete.
#Hamza #përgëzon #vajzat #dhe #djemtë #më #të #mirë #të #vendit #për #zhvillimin #Policisë
gazetablic.com