Sport

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Pragë për ndeshjen ndaj Ukrainës, mësohet orari i konferencës së Silvinjos –

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Pragës në kuadër të ndeshjes ndaj Ukrainës, që luhet të shtunën më 7 shtator, në stadiumin “Epet Arena” në orën 20:45.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Me të mbërritur në Pragë kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel.

Nesër Kombëtarja do të mbyllë edhe përgatitjet për takimin e parë në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 18:00 në stadiumin që do të luhet ndeshja ndaj Ukrainës “Epet Arena”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 17:15.

#Kombëtarja #shqiptare #mbërrin #në #Pragë #për #ndeshjen #ndaj #Ukrainës #mësohet #orari #konferencës #së #Silvinjos
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button