Ministri Hoxha “tërmet” ndryshimesh në Policinë e Shtetit dhe drejtori varësie në MB, zbulohen detajet

Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm në detyrë prej 1 gushtit ka patur pak dalje publike e deklarime mediatike.
Pavarësisht këtij profili të ulur, këto 36 ditë në detyrë, i ka përdorur për të hartuar një mori me ndryshime të thella në Ministrinë që drejton.
Gazetarët e Top Channel, Doriana Bezat dhe Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë mundur të mësojnë atë që pritet të shpalosë ministri Hoxha paraditen e së premtes.
Priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.
Gjithashtu priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme.
#Ministri #Hoxha #tërmet #ndryshimesh #në #Policinë #Shtetit #dhe #drejtori #varësie #në #zbulohen #detajet
Java News