Daja nis punën te Dinamo, debutimi në derbi ndaj Partizanit

Ilir Daja ka nisur ditën e djeshme aventurën e tij te Dinamo. Ndonëse mungon ende zyrtarizimi nga ana e klubit, Daja është prezantuar me ekipin dhe ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë.
Timonieri kryeqytetas mësohet se ka mbajtur një fjalim prej 10 minutash para ekipin, ndëesa u ka bërë të qartë edhe filozofinë e tij të lojës. Në këtë mënyrë 57-vjeçcari “ndez motorët” dhe kërkon të arrijë rezultate pozitive në krye të dinamovitëve.
Pauza e Superiores për shkak të ndeshjeve të Kombëtares është në favorin e Dajës, i cili do të ketë më shumë kohë të përgatisë skuadrën për duelin e radhës. Interesant është fakti që debutimin në stolin e Dinamos do ta bëjë në derbi ndaj ish-skuadrës së tij, Partizani, ku timonieri i “Bluve” padiksutim do të synojë fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë këtë aventurë. Sfidë që do të luhet në “Arenën e Demave” më 12 shtator në orën 19:00.
#Daja #nis #punën #Dinamo #debutimi #në #derbi #ndaj #Partizanit
gazetablic.com