Sport
Takimi mes Interit dhe Chelsea pas finales së Champions League, Lukaku i vendosur për të ardhmen

Romelu Lukaku nuk dëshiron të rikthehet te Chelsea. Sulmuesi belg është i huazuar te Interi deri në fund te sezonit dhe sipas marrëveshjes, Lukaku duhet të bashkohet me londinezët e Chelsea në verë, klub ky që zotëron kartonin e tij.
Sipas Gazzetta dello Sport, menjëherë pas finales së Champions League, zikaltërit do takohen me përfaqësues të klubit anglez, por rikthimi në Londër nuk është një opsion për Lukakun.
Ai do i komunikojë dëshirën e tij Chelseat shumë shpejt. Lukaku luajti 25 ndeshje këtë edicion dhe ia doli të gjejë rrugën e rrjetës 10 herë.