Aktualitet
DRAFTI në Kuvend, deputetët e PD-së: Të vendoset minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar

Deputetët e Partisë Demokratike dorëzuan sot në Kryesinë e Kuvendit projektligjin për vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar.
Në njoftimin e saj, selia blu thekson se kjo nismë vjen si një domosdoshmëri jetike, për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme.
Në draftin e saj PD thekson se nga ky minimum përfitojnë qindra e mijëra qytetarë në ndihmë ekonomike, në papunësi dhe në pension.
Nga ana tjetër, në draft theksohet se nga ky minum jetik përjashtohen shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, si dhe shtetasit e huaj që jetojnë në Shqipëri.