Debatet në PD / “Turp që s’kemi asnjë grua drejtuese qarku”, Harxhi i kthehet Bardhit: S’keni bërë asnjë aksion për të liruar Berishën

Edit Harxhi është përplasur me kreun e grupit parlamentar, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD.
Ajo ka kritikuar listën e drejtuesve politikë të qarqeve, duke theksuar se është turp që nuk ka të paktën një qark me një drejtuese grua.
Edit Harxhi: Është për të ardhur turp, që gjithë kjo parti nuk ka një zonjë për të drejtuar një qark. Jemi kthyer në parti burrash, jemi bërë për turp.
Edit Harxhi- Bardhit: Përse nuk keni bërë asnjë lëvizje apo aksion si grup parlamentar për lirimin e liderit të Partisë Demokratike? Nuk mund të mjaftohemi me dy letra kancelarive. Duhet një aksion, lideri i partisë po mbahet politikisht në arrest shtëpie.
/a.r
#Debatet #në #Turp #që #skemi #asnjë #grua #drejtuese #qarku #Harxhi #kthehet #Bardhit #Skeni #bërë #asnjë #aksion #për #të #liruar #Berishën
Java News