Aksident në autostradën Lushnje-Fier, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier, në afërsi të pushimit të shoferit.
Një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy bashkëshortë është prekur me pasqyrë nga një mjet që i parakaloi, duke humbur kontrollin. Të dy bashkëshortët janë transportuar në spitalin e Lushnjes dhe janë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore si dhe grupi hetimor për dokumentimin e ngjarjes, siç raporton A2.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin nuk ka ndaluar dhe për këtë arsye grupi hetimor po punon me kamerat e sigurisë të bizneseve të shumta të zonës.
Sipas bluve të qarkullimit, është gjetur pasqyra e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe po kryhen hetime.
Dy bashkëshortët janë banorë të fshatit Krutje e Poshtme dhe po ktheheshin nga puna për në banesë.
/a.r
#Aksident #në #autostradën #LushnjeFier #plagoset #çifti #bashkëshortëve
Java News