Aktualitet
I akuzuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, 26-vjeçari kapet në Kavajë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 16” është vënë në pranga 26-vjeçari me iniciale V.T., i lindur në Kavajë.
Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.
/a.r
#akuzuar #në #Itali #për #trafikim #të #lëndëve #narkotike #26vjeçari #kapet #në #Kavajë
Java News