Sport

Valverde më i mirë, por nuk e njohin nga mediat –

Antonio Kasano vazhdon të flasë hapur në kanalin e tij në “Twich”. Ish-sulmuesi italian ka shigjetuar Nikolo Barelën, për të cilin thotë se nuk i jep asnjë ndjesi si futbollist. Kasano shton se mesfushori i Interit mund të shënojë gjithmonë gola të mrekullueshëm, por sërish për të do të mbetet një lojtar që nuk mund të bëjë diferencën.

“Ai shënoi një gol të mrekullueshëm. Barela mund të luajë dhe të shënojë gola çdo ndeshje, por unë nuk do të ndryshoj mendje. Ai është një lloj lojtari që nuk më jep asgjë. Vitin e kaluar nuk pati një sezon të shkëlqyeshëm.

Pashë Valverden, nuk po flasim për Krosin dhe Modriçin. Në sytë e shumë tifozëve italianë ai as që njihet. Ai është një lojtar mbresëlënës, dje bëri një asistim të bujshëm. Nuk po prek fenomenet, Valverde ndoshta nuk ka njohje të mirë në shtyp, por është titullar te Reali i Madridit me lojtarë të zotë. Vazhdoj të them që Barela është një futbollist që nuk më jep asgjë”, ka deklaruar Antonio Kasano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Valverde #më #mirë #por #nuk #njohin #nga #mediat
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button