Aktualitet

Serbët paralajmërojnë bllokimin e pikave kufitare, Kërstiq: Këto protesta do t’i shërbejnë Kurtit për të dënuar edhe një herë Serbinë

Serbët paralajmërojnë bllokimin e pikave kufitare, ata thonë se do të zgjasë deri sa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu dhe t’u kthehen serbëve institucionet e mbyllura. Ku edhe kërkojnë nga KFOR-i, që të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje në një prononcim për , ka reaguar edhe gazetari serb nga Mitrovica e Veriut, Branislav Kërstiq, ku thotë se këto protesta do ti shërbejnë kryeministrit Kurti për të dënuar edhe një herë Serbinë, pasi që është një përçarës në rajon.

Sipas Kërstiq, viktimat më të mëdha do të jenë sërish serbët që jetojnë në Kosovë.

“Këto protesta të paralajmëruara do t’i shërbejnë kabinetit të kryeministrit Kurti për të dënuar edhe një herë Serbinë se “Serbia është një faktor përçarës në rajon” dhe viktimat më të mëdha do të jenë sërish kosovarët e kombësisë serbe”, tha ai për .



#Serbët #paralajmërojnë #bllokimin #pikave #kufitare #Kërstiq #Këto #protesta #shërbejnë #Kurtit #për #të #dënuar #edhe #një #herë #Serbinë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button