Aktualitet

Zjarr në fshatin Novosej të Kukësit, terreni i thyer vështirëson shuarjen e flakëve

Prej më shumë se një jave vijon zjarri në masivin pyjor në Novosejë në Kukës, ndërsa për shuarjen e flakëve kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Ndikuar nga thatësira dhe era në këtë zonë zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Situata në terren vijon që të jetë kritike, kjo edhe për shkak të terrenit shumë të vështirë për të ndërhyrë.

Banorët e Shishtavecit dhe forcat zjarrfikëse janë në terren duke punuar për shuarjen e flakëve.

#Zjarr #në #fshatin #Novosej #të #Kukësit #terreni #thyer #vështirëson #shuarjen #flakëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button