Aktualitet

“Sali Rama dhe Edi Berisha janë një”. Basha pa parti, por flet për nisma gjatë sesionit të ri parlamentar

“Sali Rama dhe Edi Berisha janë bashkë”. Kështu u shpreh Lulzim Basha, në një konferencë për mediat, ku premtoi se shqiptarët do të kenë një alternativë të vërtetë politike, kundër kastës së vjetër.

“Qeveria dhe opozita janë bërë njeri. Sali Berisha dhe deputetët e tij janë bërë zgjatim i Edi Ramës, prandaj përgjegjësia është më e madhe për të ofruar një alternativë për të larguar këtë qeveri të korruptuar, më e korruptuar si askush më parë”, tha Basha.

Sa i përket betejës ligjore për drejtimin e Partisë Demokratike, Basha tha grupimi i tij i ka gati të gjitha alternativat, edhe krijimin e një partie të re.

“Prej fillimit kemi thënë se do të bëjmë rekursin për të mos lejuar asgjësimin e opozitës nga pakti Rama-Berisha dhe në funksion të kësaj kemi dërguar rekursin. Do të kërkojmë publikisht dhe zyrtarisht që Gjykata e Lartë ta marrë në shqyrtim këtë rekurs pa vonesë, pasi vonesa përbën minim të demokracisë”, tha Basha.

“Në zgjedhjet e ardhshme është e qartë që kush voton për Edi Ramën, mban në opozitë Sali Berishën dhe kush voton për Berishën mban në pushtet Edi Ramën”.

Në nisje të konferencës, Basha tha se grupimi i tij në Parlament do të shtyjë disa projektligje, si vetingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit për deputetët, në mënyrë që SPAK të mos ketë nevojë të marrë më leje nga deputetët.

/a.r

#Sali #Rama #dhe #Edi #Berisha #janë #një #Basha #parti #por #flet #për #nisma #gjatë #sesionit #të #parlamentar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button