Aktualitet
“Është spiun i Izraelit”, inteligjenca turke arreston shqiptarin (EMRI)

Mediat kosovare raportojnë ditën e sotme se një shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet turke nën akuzën e spiunazhit.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se personi i arrestuar nga inteligjenca turke, gjatë një operacioni të zhvilluar në Stamboll është shtetasi Liridon Rexhepi.
Rexhepi dyshohet se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad, teksa ende nuk ka detaje të tjera për operacionin, ku u ndaluan dhe disa të tjerë.
/a.r
#Është #spiun #Izraelit #inteligjenca #turke #arreston #shqiptarin #EMRI
Java News