Aktualitet

Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

Gjashtë ushtarë të repartit të Vaut të Dejës kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, shumë pranë Dajçit.

Sipas A2, mjeti me të cilin udhëtonin ushtarakët, i cili drejtohej nga shtetasi B.N. është përplasur me autobotin e drejtuar nga N.P.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur gjashtë ushtarakë që ndodheshin në mjetin e ushtrisë dhe që po udhëtonin drejt Mirditës, në një mision për shuarjen e flakëve që kanë rënë në disa fshatra të kësaj zone.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.



#shkonin #për #të #shuar #zjarret #ushtarë #lëndohen #pas #një #aksidenti #në #Shqipëri
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button