Aktualitet

Protestojnë sërish punonjësit e strukturave paralele në veri

Punëtorët e komunës paralele në Mitrovicë të Veriut kanë protestuar edhe mëngjesin e sotëm para dyerve të objektit që tashmë është nën kontroll të autoriteteve të Kosovës.

Këta punëtorë po kërkojnë që të kthehen në zyra, por që një gjë të tillë nuk po e lejon Policia e Kosovës.

Siç ka raportuar Kosovoonline, këta punëtorë kanë thënë se më nuk do të largohen nga hapësira.

Në fund të muajit të kaluar, nën dyshimin për lëshim të dokumenteve të falsifikuara Policia e Kosovës ka mbyllur pesë objekte të komunave paralele në katër komunat veriore.

 



#Protestojnë #sërish #punonjësit #strukturave #paralele #në #veri
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button