Aktualitet

Hamasi vret disa pengje izraelite. Zemërimi i familjarëve, grevë kombëtare kundër kryeministrit

Në Izrael zemërimi është aq i madh sa po paralizon vendin. Bizneset, shkollat, spitalet dhe transporti janë prekur nga një grevë e përgjithshme kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanjahu.

Kërkesa kryesore është që shefi i kabinetit të pajtohet për një marrëveshje që garanton lirimin e të gjitha pengjeve që mbahen nga Hamasi që prej tetorit të kaluar. Aeroporti ndërkombëtar, Ben Gurion, është ndër më të prekurit në sektorin e transportit. Protestuesit kanë bllokuar edhe rrugë të ndryshme. Greva është organizuar nga Histadrut, sindikata më e fuqishme në Izrael. Por, qeveria Netanjahu njoftoi se po ndërmerr veprime ligjore për ta bllokuar atë, me arsyetimin se është e motivuar politikisht.

Zemërimi i qytetarëve shpërtheu me zbulimin e 6 pengjeve izraelite të vrarë nga Hamasi, me trupat e rikuperuara nga ushtria e shtetit hebre në Rripin e Gazës. Raportohet se ata janë ekzekutuar pak përpara se trupat e Tel Avivit të mbërrinin në vendqëndrimin e tyre. Dhjetra mijëra persona pushtuan rrugët në mbarë Izraelin. Me flakadanë në duar dhe thirrje kundër Netanjahut, kërkuan që kryeministri të bëjë ç’është e mundur për të sjellë të dashurit e tyre në shtëpi.

Ministri i Jashtëm, Israel Katz, thekson se Izraeli do të reagojë me fuqi të plotë në hakmarrje kundër Hamasit. Por, grupimi palestinez pretendon se shteti hebre është përgjegjës për vdekjen e pengjeve dhe refuzon të firmosë marrëveshjen e armëpushimit. Aktualisht, mendohet se 101 izraelitë po mbahen ende nga Hamasi nën kërcënimin e armëve që prej 7 tetorit të kaluar.

#Hamasi #vret #disa #pengje #izraelite #Zemërimi #familjarëve #grevë #kombëtare #kundër #kryeministrit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button