Çaste tmerri për yllin e Napolit dhe gruan e tij, grabitësit e armatosur i thyejnë makinën dhe e grabisin në mes të rrugës

Një mbrëmje e mrekullueshme sportive për David Neres, por e rrënuar nga plaçkitja që i ndodhi në fund të ndeshjes Napoli-Parma.
Teksa ai dhe gruaja e tij ishin në furgon për t’u kthyer në hotel, dy kriminelë thyen xhamin e minibusit dhe i drejtuan armën duke e urdhëruar të dorëzonte orën (vlera e parashikuar 100 mijë euro), gjë që braziliani e bëri menjëherë dhe më pas keqbërësit u arratisën me motor. Më vonë Neresi denoncoi grabitjen në polici dhe u shoqërua në hotel ku e prisnin fansa të cilët nuk ishin në dijeni të asaj që i kishte ndodhur dhe për këtë arsye u dukej e çuditshme të shihnin futbollistin duke iu shmangur të gjithëve me kokën ulur.
Me një gjest të jashtëzakonshëm dhe shumë elegant, bashkëshortja e tij Kira Winona, një modele gjermane, më pas i ka kërkuar falje tifozëve napolitan me një postim në Instagram. “David do të donte t’u kërkonte falje tifozëve që e prisnin jashtë, por teksa po dilnim nga stadiumi pas ndeshjes, dy burra me motor na thyen xhamin e makinës dhe na grabitën me armë”, ka shkruar ajo.
#Çaste #tmerri #për #yllin #Napolit #dhe #gruan #tij #grabitësit #armatosur #thyejnë #makinën #dhe #grabisin #në #mes #të #rrugës
Java News