Aktualitet

Vijëzime të reja në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” e “Gjin Bue Shpata”, Veliaj: Tirana, një qytet më i sigurt për të gjithë

Siguria ndaj këmbësorëve është një ndër prioritetet e bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, bën më dije se në rrjetin rrugor të Tiranës janë shtuar kalime të reja të këmbësorëve me anë të vijëzimit. Bëhet fjalë për vijëzimet e reja në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” – “Gjin Bue Shpata” duke bërë të mundur që siguria e këmbësorëve të jetë më e lartë.

“Vazhdojmë punën për të siguruar një qytet më të sigurt për të gjithë! Kemi përfunduar shënjimet e reja të kalimtarëve në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” – “Gjin Bue Shpata”. Këto përmirësime janë të domosdoshme për një trafik më të rregullt dhe për t’u dhënë përparësi këmbësorëve tanë”, shkruan Veliaj.

#Vijëzime #të #reja #në #kryqëzimin #rrugëve #Sami #Frashëri #Gjin #Bue #Shpata #Veliaj #Tirana #një #qytet #më #sigurt #për #të #gjithë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button