Sport

Partizani mposht Teutën dhe i bashkohet Egnatias në krye, Skënderbeu befason Vllazninë në fund –

Kanë përfunduar dy përballjet e orës 20:00 të vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore”-s. Partizani ka mposhtur Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 0-2. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa të dy golat u shënuan në fraksionin e dytë të lojës. Fillimisht ishte Arinaldo Rrapaj ai që e dërgoi topin në rrjetë. Mesfushori vlonjat zhbllokoi rezultatin në minutën e 59, ndërsa në të 89-n ishte Mba ai që vulosi shifrat përfundimtare. Të kuqtë shkojnë në kuotën e 6 pikëve, po aq sa Egnatia kryesuese.

Në krahun tjetër, Skënderbeu ka mposhtur Vllazninë. Ndeshja e luajtur në Korçë përfundoi me rezultatin e ngushtë 1-0. Bismarku befasoi shkodranët në minutën e 84-t, kur shënoi golin e fitores për Skënderbeun./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Partizani #mposht #Teutën #dhe #bashkohet #Egnatias #në #krye #Skënderbeu #befason #Vllazninë #në #fund
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button