Aktualitet
Arrestohet 38-vjeçari në Lushnje, i gjenden dy harqe dhe 53 shigjeta

Policia në Lushnje ka vënë në pranga një 38-vjeçar, të cilit i janë gjetur 2 harqe, 53 shigjeta dhe një përforcues grushti.
“Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në fshatin Baltëz, Lushnjë, pasi nga kontrolli i automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 2 harqe, 53 shigjeta, të ngjashme me ato të gjuetisë, dhe 1 përforcues grushti”, njofton policia, citon A2 CNN.
Është ende e paqartë se pse 38-vjeçari i mbante harqet dhe shigjetat.
/a.r
#Arrestohet #38vjeçari #në #Lushnje #gjenden #harqe #dhe #shigjeta
Java News