Bajrami: Kurti po e çon Kosovën drejt një rruge të rrezikshme, nuk bëhet fjalë këtu vetëm për izolim!

Policia e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.
Ky aksion u pasua me vërejtje të ashpra nga shtetet aleate në Kosovë.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në reagimin e saj tha se si deputete është e obliguar t’i qëndrojë besnike të vërtetës dhe interesave të vendit, duke thënë se kryeministri Albin Kurti e ka gabim.
Bajrami thotë se veprimet e Kurtit nuk po e shtrijnë sovranitetin në Veri.
“Që tri vjet e gjysmë Kurti duke mos pasë as edhe një rezultat në ekonomi, drejtësi, arsim dhe shëndetësi, ka kriju skena në veri duke i kthyer kundër nesh pothuaj të gjithë aleatët. Këto veprime janë dënuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë vazhdimisht, na kanë izoluar, na kanë vënë nën sanksione dhe kanë minimizuar mbështetjen për të cilën Kosova ka punuar kaq shumë. Sot Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht Kosova ka ngelë pa aleatë. Ndërkohë, Kurti paraqitet si “patriot” përmes këtyre ”aksioneve” duke i dhanë shansë Serbisë dhe Vuçiqit të përfitojnë nga këto sjellje, po rehabilitohet imazhi i Serbisë e po forcohen kapacitetet e saj ushtarake. Marrëveshja e fundit Serbi-Francë për blerjën e avionëve luftarakë në vlerë prej 2.8 miliardë eurosh është pasojë e drejtpërdrejtë e sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë sonë. Mjafton të shikoni këtë marrëveshje për të kuptuar se ku është Serbia sot dhe ku është Kosova. Ky nuk është thjeshtë një dështim diplomatik, është një katastrofë strategjike” shkruan Bajrami në Facebook raporton Gazeta Blic.
Tutje deputetja e LDK-së tha se Kurti po e çon Kosovën drejt një rruge të rrezikshme dhe nuk bëhet fjalë këtu vetëm për izolim.
Reagimi i plotë:
#Bajrami #Kurti #çon #Kosovën #drejt #një #rruge #të #rrezikshme #nuk #bëhet #fjalë #këtu #vetëm #për #izolim
gazetablic.com