Shpenzimet e Qeverisë Kurti, eksperti i ekonomisë: Lirisht mund të konsiderohet si qeveri e ‘qejfit dhe piknikut’

Edhe pse kishte premtuar një Qeveri anti-luks, Albin Kurti si duket po bën të kundërtën.
Nga pasqyrat e publikuara nga vetë Qeveria nuk tregojnë se Kryeministri po kujdeset për uljen e shpenzimeve.
Kështu tha për “Gazeta Blic” eksperti i ekonomisë, Arton Muhaxheri.
“Kurti, para se të vinte në pushtet, kishte premtuar zvogëlimin e shpenzimeve qeveritare. Megjithatë, pasqyrat e publikuara nga vetë Qeveria nuk tregojnë se Kurti po kujdeset për uljen e shpenzimeve, përkundrazi, ato janë rritur. Vetëm gjatë mandatit të tij, kemi mbi 30 milionë euro shpenzime për udhëtime, ndërsa rezultatet në terren janë zero. Pra, nuk kemi kundërvlerë në raport me shpenzimet e kësaj qeverie”, deklaroi ai.
Tutje ai tha se shpenzime ka shumë ndërsa rezultate askund.
“Në rastet kur shpenzimet janë të larta dhe rezultatet nuk mungojnë, ekziston njëfarë mirëkuptimi edhe te qytetarët. Por shpenzime kemi shumë dhe rezultate askund kjo gjë nuk gjejë mirëkuptimin e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Muhaxheri tha se lirisht, Qeveria Kurti, edhe mund të konsiderohet si qeveri ‘qejfi dhe pikniku’
“Lirisht, Qeveria e Kurtit mund të konsiderohet edhe si qeveri e qejfit dhe e piknikut”, përfundoi eksperti i ekonomisë, Arton Muhaxheri për “Gazeta Blic”.
//
#Shpenzimet #Qeverisë #Kurti #eksperti #ekonomisë #Lirisht #mund #të #konsiderohet #qeveri #qejfit #dhe #piknikut
gazetablic.com