Aktualitet

Hoti: Po kërkojmë me ngulm që të rikthehemi brenda vitit në Batajnicë

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti pret që këtë vit të rikthehen për gërmime në Batajnicë.

Ani pse pala serbe nuk ka dhënë datë se kur mund të fillojnë punimet, ai konsideron që në atë lokacion ka numër i madh i mbetjeve mortore.

Kosova i ka dërguar në Serbi rreth 20 kërkesa, siç shton Hoti, për gërmime në territorin e këtij vendi.

Sipas tij, aktualisht janë në vlerësim të terrenit në afërsi të Novi Pazarit.

Hoti përsërit kërkesën për qasje të plotë në arkiva të brigadës 37 të ushtrisë jugosllave, teksa shton se i ka dërguar shkresë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Brenda këtij viti në territorin e Kosovës janë bërë gërmime në 14 lokacione.

Hoti shpreson se me presion do të mund të arrijnë gjatë këtij viti të rikthehen për gërmime në Batajnicë.

Përkundër insistimit dhe kërkesave të shumta dërguar palës serbe, Hoti thekson se Serbia nuk po ofron informacione për personat e zhdukur.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti thotë se dhjetë vjet i janë dashur Kosovës për gërmime në dy lokacione të Serbisë.

Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, ku mbi 1600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë./kp/



#Hoti #kërkojmë #ngulm #që #të #rikthehemi #brenda #vitit #në #Batajnicë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button