Aktualitet
E rëndë në Maliq! I moshuari zhvesh 8 vjeçaren te këndi i lojërave, tenton ta përdhunojë…

Një 68 vjeçar ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur në Maliq, por fatmirësisht është arrestuar nga policia. Siç raporton gazetarja e Klan News Daniela Zisi, ka qenë babai i vajzës ai i cili ka denoncuar rastin në polici.
Sipas deklarimeve, bëhet me dije se i moshuari Pëllumb Lamçe ka zhveshur 8 vjeçaren me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Mësohet se ka qenë një vajzë tjetër më e rritur në moshë, që i ka parë te këndi i lojrave te shkolla e fshatit dhe ka ndërhyrë menjëherë për të larguar të moshuarin.
Sipas banorëve, i moshuari është i martuar, me dy fëmijë. Këta të fundit jetojnë jashtë vendit.
/a.r
#rëndë #në #Maliq #moshuari #zhvesh #vjeçaren #këndi #lojërave #tenton #përdhunojë
Java News